Studio “iShqip” është krijuar me dëshirën e mirë për tu bërë pjesë e zhvillimit që kjo fushë ka marrë e po merr çdo ditë e me teper. Referuar përvojes sonë të mëparshme në ndërtimin e faqeve web menduam që këtë punë ta ngremë në nivel studio duke qenë të bindur se asnjë nga bashkëpuntoret tanë nuk do të zhgënjehet.
Ne mund t’ju ofrojmë dy gjërat më thelbësore, që e bëjnë një faqe interneti të funksionojë në dobi të rritjes së suksesi tuaj: një gamë të gjërë vizitoresh dhe konvertimin e shumicës së tyre në klientë të ardhshëm.
Garancia që në ofrojmë është e thjeshtë, nëse ju nuk mbeteni 100% të kënaqur me punën tonë, atëherë është e drejta juaj të rimerrni mbrapsht shumën e parave që keni paguar. Ne nuk mund të lejojme që ju të ndërmerrni risqe!
Tek ne risku nuk përbën opsion!
Premtimi jonë është: Përkushtim, Profesionalizm dhe Seriozitet, të cilat përbëjnë kolonat mbështetëse të punes sonë.
…është motori gjenerues i vazhdimësisë së ekzistences së sipermarrjes sonë. Numri i personave përberës së stafit është i vogel, por jo deshira jonë për të punuar sa më mirë e për të qënë të parët. Pasioni ynë është puna jonë, qëllimi ynë është përmbushja në mënyrë sa më të kënaqeshme e kërkesave të klientëve tanë.
E thënë thjeshtë…Ne e duam atë çfarë bëjmë!
Arbër Dervishi - Menaxher projekti
Jonian Dervishi - Programues / Backend Developer
Endri Hysenaj - Programues / Frontend Developer
